Ballina Kronike Shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Postës, reagon ashpër Majlind Lazimi i...

Shkarkohet nga detyra e Drejtorit të Postës, reagon ashpër Majlind Lazimi i LSI

Menjëherë pasi u shkarkua nga detyra e kreut të Postës Shqiptare, me pretendimin se ishte pjesëmarrës në fushata elektorale dhe se ushtronte presion ndaj administratës së tij, ka reaguar ashpër Majlind Lazimi.

Ai pohoi se largimi ka ndodhur për arsye politike dhe është një hakmarrje e pastër politike. Lazimi ka renditur disa fakte, që sipas tij çuan marrjen e këtij vendimi.

“Sapo u njoftova nga mediat për një lajm të çuditshëm për lirimin tim nga pozicioni i Dr. Përgjithshëm të Postës Shqiptare. 2.Shkarkimi im i paligjshëm dhe vetem për arsye politike. 3.Nuk ka asnjë provë ligjore për këtë akuzë. 4. Është një akt dëshpërimi. 5.Asnjë presion nuk është bërë ndaj asnjë punonjësi të postës shqiptare”, tha Lazimi.