Ballina Aktualitet Rekrutonte femra për ISIS, Italia dëbon shqiptaren (Emri)

Rekrutonte femra për ISIS, Italia dëbon shqiptaren (Emri)

Autoritetet italiane ka dëbuar nga shteti fqinj një grua shqiptare rezidente atje prej 2003, e cila akuzohet se rekrutonte gra për ISIS.

Sipas autoritetet vendase mësohet se e arrestuara është Arta Kacabuni, 44 vjeçe banuese në Grossetto.

Arta Kacabuni, e njohur edhe si Anila, thuhet se kishte për detyrë të bindte gra të tjera të bëheshin pjesë e ISIS e të shkonin në Siri për të luftuar kundër të pabesëve.

Po ashtu mediet italiane bëjnë me dije se, Kacabuni ka qenë e dënuar më parë nga gjykata e Milanos për pjesëmarrje në organizata me synime terroriste.