Ballina Kronike Rikthehen “maskat” në Durrës, lidhin rojen dhe grabisin një kantinë vere në...

Rikthehen “maskat” në Durrës, lidhin rojen dhe grabisin një kantinë vere në Rrashbull

SHPËRNDAJE

Një grabitje me maska ka ndodhur në fshatin Rashbull të Durrësit gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm.

Një kasafortë e një kantine vere është grabitur nga tre persona, të cilët kanë qenë me maska.

Tre personat kanë lidhur rojen dhe kanë hyrë në ambientet e kantinës së verës “Gjergj Kastrioti.

Autorët kanë arritur të marrin një nga mjetet e kantinës, furgonin tip “Benz” me targa DR 3538 D  dhe janë larguar.

Policia ka nisur hetimet për identifikimin e personave të përfshirë në grabitje dhe është duke punuar për të zbardhur ngjarjen.

Comments

comments