Ballina Aktualitet Rrahje masive në burgun italian, shqiptarë dhe rumunë përleshën me thika

Rrahje masive në burgun italian, shqiptarë dhe rumunë përleshën me thika

Një grup të burgosurish shqiptarë dhe rumunë janë përfshirë në një sherr të dhunshëm mbrëmjen e djeshme në burgun e Solliccianos në Firence të Italisë.

Sherri verbal degjeneroi në dhunë brutale midis të burgosurve. Mësohet se arsyeja e sherrit ka qenë zotërimi i territorit brenda burgut.

Vetëm më ndërhyrjen e policisë u bë e mundur ndarja e grupeve rivale. Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Sindikaliste të policisë së burgjeve Leo Beneducci në një njoftim zyrtar të shpërndarë për mediat është shprehur:

“Së fundmi këto episode janë gjithnjë e më të shpeshta dhe se burgjet po kthehen në tokën e askujt, ku rregullat e një bashkëjetese civile në respekt të rregullit e sigurisë janë zëvendësuar me një mbikëqyrje dinamike ndaj sherreve e sulmeve mes të burgosurve, e çmimin më të lartë e paguajnë oficerët e policisë së burgut”.