Ballina Aktualitet Rrëfimi tronditës i një studenteje nga veriu: Shefi më ngacmonte në zyrë...

Rrëfimi tronditës i një studenteje nga veriu: Shefi më ngacmonte në zyrë me video të “pista”

SHPËRNDAJE

Përveç dhunës në familje femrat bëhen pjesë edhe e një lloji tjetër dhune e cila është ajo psikologjike dhe seksuale. Këto të dyja i hasim shpesh në ambientet e punës ku eprorët meshkuj tentojnë të përfitojnë nga to në çdo mënyrë të mundshme.

Por të pakta janë ato që nuk bien pre dhe i nxjerrin zbuluar këto lloj njerëzish, dhe ky ka qenë rasti i një studenteje nga veriu e cila flet për eksperiencën e saj në punë dhe dhunën psikologjike dhe seksuale që haste çdo minutë nga shefi i saj.

“Isha në vitin e dytë të shkollës së lartë kur nisa punë në një kompani shërbimesh, shumë e fuqishme në kryeqytet. S’isha sekretare, por më duhej të ndaja zyrën me shefin e sektorit tim. Duke qenë se dhe në shkollë, e që më duhej herë pas here të ikja në vendin tim të lindjes në veri sepse babain e kisha të sëmurë rëndë, oraret e punës i kisha part-time. Dy muajt e parë shkuan mirë sa po mësoja ç’duhej unë të mbuloja. Më pas shefi, 25 vite më i madh se unë më lejoi të përdorja kompjuterin e tij duke qenë se i imi ishte copë-copë në atë zyrë. Vija re që sa herë ulesha në kompjuter më dilnin të hapura video erotike.

Ok thoja çfarë maniaku pse si mbyll. S’kam qenë kurrë vajzë e turpshme, edhe i mbyllja me sportivitet sa herë i gjeja në kompjutër. Por gjëja nisi të bëhej shqetësuese kur shikimet e tij në zyrë teksa mesa duket shihte ato video u bënë të pista. Aq sa nisi të fliste për virgjërinë. Të fliste për kënaqësitë e meshkujve, për sekretin e seksit dhe deri edhe që kë ka pasur në punë e kë s’ka pasur veç për seks. I kaloja me: Ok punojmë se ç’po na prish punë. Ncncncnc i thoja u prish dyrnjaja.

Nga ana tjetër mezi bëja punën se situata bëhej shumë e sikletshme sidomos kur thoshte që s’i me njërën e kishin bërë çdo ditë para mbledhjes sipër tavolinës. E njëjta histori çdo ditë në punë, leksione seksi me detaje. Aq sa arrita t’i them aman se i kam bezdi këto gjëra. Më mori inat. Edhe më hoqi nga puna pas 1 muaji me pretekstin më të vogël. Ishte e neveritshme si eksperiencë, por mendja gjithmonë sa vajza të gjora bien pre e ngacmimeve të tilla në punë. Presione të hapura”, u shpreh vajza.

 

Comments

comments

SHPËRNDAJE

“Lexon Kadarenë dhe dëgjon Eliza Dumin”, kush është Sladjana Stojiljkoviç, vajza serbe që po studjon gjuhën shqipe në Beograd

VIDEO/ Ministrja e Drejtësisë i përgjigjet denoncimit të qytetarëve, shkarkon “live” 3 zyrtarët e Hipotekave

Rama bën për “ujë të ftohtë”profesorët e Akademisë së Shkencave: Institucion i rrënuar, kufoma e vetvetes

Urdhëroi vrasjen e 8 mijë burrave myslimanë, Gjykata e Hagës dënon me burg të përjetshëm “Kasapin e Bosnjës”, Ratko Mlladiç

DOSSIER/ Si u vra Vasil Shanto, simbol i rezistencës shqiptare në Luftën e Dytë Botërore

“Jo vetëm gjoba, por dhe…”, Policia Rrugore prezanton Lotarinë e Radarit: Ja çfarë do të fitojnë 20 shoferët më të mirë

“Kemi një vit e gjysmë pa u paguar”, punonjësit e 55 kompanive të By-Passit të Fierit e Vlorës në protestë

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Skandali/ Ja sa duhet të paguash në spital për t’u futur në operacion pa radhë e pa asnjë dokumentacion (Video)

“Do ta vrasim të birin e kokëmushkës amerikane”, ISIS kërcënon me jetë djalin e Donald Trump, alarmohet Shtëpia e Bardhë

Artikulli paraprak11 këshillat e bukurisë së femrës nga Audrey Hepburn, thjeshtësia vërehet më tepër
Artikulli tjetërSot nis sezoni i ri shkollor para-universitar, 495 mijë nxënës ulen në bankat e tyre