Ballina Aktualitet I rrëmbejnë varësen prej floriri 15-vjeçarit, në pranga 3 adoleshentët

I rrëmbejnë varësen prej floriri 15-vjeçarit, në pranga 3 adoleshentët

Policia e Shkodrës ka arrestuar 3 adoleshentë pasi akuzohen se i kanë vjedhur me forcë varësen e floririt një 15-vjeçari.

Ngjarja u shënua më 16 mars 2018 në afërsi të  një bar-restoranti, në lagjen “Ndoc Mazi.

Tre 17 vjeçarët kanë goditur me grushte dhe i kanë vjedhur me dhunë një varëse floriri shtetasit V. Rr., 15 vjeç, banues në fshatin Rranxa, Vau i Dejës.

Të arrestuarit: M. Sh., 17 vjeç, banues në lagjen “Ndoc Mazi” Shkodër, Xh. M., 17 vjeç, banues në lagjen “Salo Halili” Shkodër, Gj. K., 17 vjeç, banues në lagjen “10 Korriku” Shkodër

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, parashikuar nga neni 139/2 i Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook