Ballina Aktualitet Rrëmbeu adoleshenten, përfundon në pranga 40-vjeçari fierak (Emri)

Rrëmbeu adoleshenten, përfundon në pranga 40-vjeçari fierak (Emri)

Pasi rrëmbeu 17-vjeçaren nga Gjirokastra, ka përfunduar në pranga 40-vjeçari nga Levani i Fierit.

Arrestimi i Shpëtim Muharremit ka ardhur pas një bashkëpunimi mes policisë së Gjirokastrës  dhe atë të Fierit.

Ndalimi i tij u bë pasi, nga denoncimi i prindërve të një shtetaseje 17 vjeçare banuese në Gjirokastër më datë 7 dhjetor 2017, si dhe veprimeve hetimore të deritanishme, dyshohet se është autori i rrëmbimit të 17-vjeçares dhe që e mban peng për motive të dobëta.

Vazhdojnë hetimet për lokalizimin dhe gjetjen e të mitures si dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.

I arrestuari akuzohet për  ‘rrëmbimi ose mbajtja peng e personit’.

Dosja i ka kaluar në ngarkim të Prokurorisë së Gjirokastrës për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook