Ballina Aktualitet Rrëzohet nga skela, humb jetën punëtori në Kuçovë

Rrëzohet nga skela, humb jetën punëtori në Kuçovë

Një person ka humbur jetën pas një aksidenti në punë, ditën e djeshme.

Burime zyrtare nga Policia e Beratit bëjnë me dije se 65-vjeçari me iniciale TH.Q., banues në Kuçovë, ishte duke punuar në fshatin Malas Grop kur ka rënë nga skela.

Ai është dërguar në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore, por ka mbërritur aty pa shenja jete.

Ndërkohë që grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook