Ballina Kronike Rrogozhinë/ Asgjësohen 412 bimë kanabis, shpallen në kërkim poseduesit

Rrogozhinë/ Asgjësohen 412 bimë kanabis, shpallen në kërkim poseduesit

Policia e qytetit të Rrogozhinës ka finalizuar një aksion të sajin ku ka arritur të asgjesojë dhe sekuestrojë 412 bimë kanabis tek fshati Vileboshtovë. Bimët u gjendën afër lumit Shkumbin dhe poseduesit e tyre tashmë janë vendosur në kërkim nga policia e cila po rezulton gjithnjë e më efektive ndaj drogës në vend.

Specialistët e Stacionit të Policisë Rrogozhinë në bashkëpunim me Shërbimet e Policisë Kufitare Durrës, në vijim të kontrollit të territorit për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e rasteve të kultivimit të bimëve narkotike, më datë 22.08.2017 gjatë kontrollit të ushtruar në fshatin Vileboshtovë, Gosë, Rrogozhinë, afër lumit Shkumbin, kanë evidentuar dhe u asgjësuar me anë të djegies 412 rrënjë bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.

Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Kavajë për veprime të mëtejshme për veprën penale “Kultivim i bimëve narkotike” parashikuar në nenin 284 i Kodit Penal.