Ballina Aktualitet Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali....

Sapo kishte dalë nga burgu, kapet sërish i “forti” shqiptar në Itali. Policia i zbulon kokainë, armë dhe mijëra euro në banesë (Foto)

Një 52-vjeçar shqiptar është arrestuar në Itali, pasi gjatë një kontrolli në banesë iu gjetën drogë dhe një sasi e konsiderueshme eurosh.

Shqiptari, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, sapo kishte dalë nga burgu, pasi kishte vuajtur dënimin prej 10 vitesh, duket se ka rifilluar sërish jetën e mëparshme si shpërndarës droge.

Operacioni për kapjen e tij është zhvilluar në Brescia gjatë ditës së djeshme, ku në banesë iu gjet një kilogram kokainë, 16.500 euro dhe një armë zjari.

52-vjeçari akuzohet dhe për shfrytëzim prostitucioni, trafikim, plagosje dhe mbajtje tëpaligjshme të armëve.

Sipas mediave italiane, fillimisht shqiptari u përpoq të jetonte me ndershmëri, por ashtu siç thotë dhe një shprehje e njohur në gjuhën tonë “Ujku qimen e ndërron, por zakonin se harron”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook