Ballina Kronike Sekuestrohet Skafi , besohet se shpërndante drogë në Itali

Sekuestrohet Skafi , besohet se shpërndante drogë në Itali

Vlora dhe njëher bëhet problem droge pasi është sekuestruar një skaf i cili dyshohet që shpërndante lëndë narkotike drejt Italisë.

“Më datë 28.05.2017, Drejtoria Vendore e Policisë Kufitare & Migracionit Vlorë në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative për goditjen e rasteve kundër trafikimit të lëndëve narkotike, në zonën e quajtur “Fusha e druve” Vlorë, është bërë e mundur bllokimi dhe sekuestrimi i një mjeti lundrues të llojit “Gomone”, thotë policia e qytetit të Vlorës.

Policia tregon se mjeti lundrues “Gomone” ka mbishkrimin “EBI”, me gjatësi 10 m, si dhe me 2 motora të markës “Yamaha” me fuqi 250 hp secili (në pronësi të shtetasit V.M).

Mjeti e ka pasur vendqëndrimin në Orikum por me rrugë tokësore është transportuar për tu hedhur në ujë në zonën e Zvërnecit.

Shërbimet bënë të mundur bllokimin e mjetit në Pikën e Grumbullimit Triport për veprime të mëtejshme.