Ballina Aktualitet “Shembja pallatit në Golem”, arrest shtëpie për ndërtuesin

“Shembja pallatit në Golem”, arrest shtëpie për ndërtuesin

“Arrest shtëpie” për Enver Shalën. Gjykata e Durrësit ka caktuar masën e sigurimit pas ngjarjes së rëndë ku tre kate të një pallati u shembën pasi ishin tepër të amortizuara.

Hetimet nisën menjëherë nga prokuroria e Durrësit fillimisht në kuadër të “Shpërdorimit të detyrës” dhe “ndërtimit të paligjshëm”, Prokuroria e Durrësit vendosi nën sekuestro pallatin dhe vijoi veprimet proceduriale për individualizimin e përgjegjësive. 

 

Në bazë të të dhënave të deritanishme, Prokuroria e Durrësit vlerësoi se ndaj ndërtuesit, Enver Shaba, duhej të aplikohej masa e sigurimit “arrest në burg”. Nga ana e gjykatës, pavarësisht se u dha një masë më e zbutur, ajo e “arrestit në shtëpi”, sërish u vlerësua se ndaj personit nën hetim ishte e nevojshme vendosja e një mase shtrënguese, me qëllim që të lehtësohen veprimet e mëtejshme të Prokurorisë. Në datë 17.02.2017, rreth mesditës, në objektin shumëkatësh në pronësi të shtetasit Enver Shaba, që ndodhet në Lagjen Nr. 13, Plazh, tek vendi i quajtur “Shkëmbi i Kavajës” ishin shembur 3 katet e sipërme të objektit.

Është kryer kqyrja e vendit të ngjarjes të objektit dhe të 3 kateve të shembura dhe është konstatuar se 4 katet e fundit të pallatit (objektit) të mësipërm ishin ndërtuar me kollona betoni dhe se profilet prej hekuri ishin dëmtuar nga shembja e 3 kateve të sipërme. Aty janë gjetur shufra hekuri e materiale ndërtimi, skela metalike, kova, dërrasa kolonash armature dhe katet e sipërme të objektit ishin të mbuluara anash me rrjetë mbulese jeshile, fakt që tregon se ishin kryer punime në objekt. Nga shembja e 3 kateve të sipërme të pallatit shumëkatesh (21 kate) janë dëmtuar edhe katet e mëposhtme, duke krijuar rrezik për banoret.