Ballina Aktualitet Sherr me armë në Laç, 4 persona të plagosur (Emrat)

Sherr me armë në Laç, 4 persona të plagosur (Emrat)

Një përplasje me armë ka ndodhur pasditen e sotme në Laç, ku 4 persona kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Sanxhak”, ku sipas të dhënave të policisë, mësohet se plagosjet kanë ndodhur pas një sherri mes grupeve rivale, por ende nuk dihen motivet.

Policia ka prangosur autorin, ndërsa 4 të plagosurit, janë dërguar në Spitalin Qendror Universitar të Traumës në Tiranës. Ndër ata Gazmend dhe Islam Shaploci , dy prej të plagosurve janë jashtë rrezikut për jetën. Ndër dy të plagosurit e tjerë, Gegë Gegaj dhe Erlin Shaploci janë në gjendje të rëndë

Ngjarja ka alarmuar banorët dhe bizneset, ndërsa policia ka ngritur postblloqe të shumta në qytet deri në qartësimin e situatës.

Njoftimi i Policisë:

Sot, rreth orës 17:02 është marrë njoftim tek Salla Operative, se në Sanxhak në Kurbin, ka ndodhur një plagosje me armë zjarri.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore që kanë konstatuar se Gegë Gegaj ka plagosur me armë zjarri 3 shtetas, I. Sh., B. Sh. dhe G. Sh. të cilët ndodhen në spitalin e Traumës në Tiranë, nën kujdesin mjekësor.

Motivi dyshohet pas një konflikti të çastit ndërmjet tyre.

Gjithashtu, në spital për ndihmë mjekësore ndodhet edhe Gegë Gegaj, pasi gjatë konfliktit fizik ka pësuar lëndime, ku i është bërë edhe arrestimi.

Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e zjarrit tip automatik.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, ndodhen në vendngjarje e po hetojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.