Ballina Aktualitet Sherr në familje/ 21-vjeçarja mbyt në grushta kunatën, vjehrri i bën gjëmën...

Sherr në familje/ 21-vjeçarja mbyt në grushta kunatën, vjehrri i bën gjëmën por më pas i ndodh e papritura

Një sherr masiv ka ndodhur në një familje në Shijak, ku dy kunata janë “përleshur me njëra-tjetrën.

Nga kjo përleshje duket se vetëm njëra ka dalë fituese. Por ajo “nuk e ka shijuar” fitoren pasi ka qenë vjehrri i saj, i cili ka dhunuar fizikisht nusen e djalit.

Kjo mesa duket nuk është “kapërdirë” nga vajza, e cila ka lajmëruar babanë e saj, njëherazi krushku i vjehrrit, prej të cilit ajo u rrah. Nga ana tjetër, babai i vajzës ka rrahur krushkun, që dhunoi vajzën e saj.

Në këto rrethana policia e Shijakut konfirmon zyrtarisht ngjarjen, ku mësohet se ka plotësuar një kërkesë padie për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm ndaj tre personave të dhunuar ndaj njëri-tjetrit.

Njoftimi i policisë:

Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D. T., vjeçe 33, banuese në fshatin Shijak, pasi kunata, shtetësia R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10. 09. 2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen R. S., vjeçe 21, banuese në Shijak, pasi vjehrri, shtetasi R. T., vjeç 58, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18. 12. 2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10. 09. 2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F. S., vjeç 55, banues në Shijak, pasi në banesë ka ushtruar dhunë ndaj shtetasit R. T., vjeç 58, banues në Shijak. Neni 130/a i Kodit Penal.

LEXO EDHE:  Përplaset furgoni me punëtorë, një i vdekur dhe disa të plagosur (EMRI)