Ballina Aktualitet Sherr në një lokal në Itali, shqiptari goditet për vdekje me thikë...

Sherr në një lokal në Itali, shqiptari goditet për vdekje me thikë në gjoks (Emri)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë mbrëmjes së djeshme, rreth orës 23:30 në qytetin e Piacencës në Itali, ku një i ri shqiptar ka humbur jetën.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka humbur jetën 31-vjeçari shqiptar, Ervin Tola.

31-vjeçari shqiptar u godit me thikë në gjoks nga një italian pas një sherri në një lokal, duke marrë plagë të rënda që i morën jetën.

Sherri nisi për motive banale, ku të dy filluan të grindeshin në lokal, e më dolën jashtë duke u kacafytur me njëri tjetrin.

Në moment gjaknxehtësie e sipër, italiani nxorri thikën duke e goditur një herë të vetme në gjoks, goditje fatale e cila i mori jetën 31-vjeçarit shqiptar.

Italiani u largua me shpejtësi nga vendngjarja, ndërkohë që sherri ndodhi në prani të shumë njerëzve.

Pas një kërkimi të intensifikuar, policia ka mundur të bëjë arrestimin e shtetasit italian që i mori jetën shqiptarit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook