Ballina Aktualitet Sherr në Vlorë, theret me thikë 19 vjeçari

Sherr në Vlorë, theret me thikë 19 vjeçari

Një 18-vjeçar është plagosur me thikë pas një sherri mes disa të rinjsh në një lokal në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të premteje në orën 08:33, në lagjen “Kushtrimi”.

Në njoftimin e policisë thuhet se “brenda në një lokali ka ndodhur një konflikt verbal duke përfunduar në konflikt fizik. Nga ky konflikt ka mbetur i dëmtuar, dyshohet me mjet prerës “thikë” shtetasi I.S, 18 vjeç, banues në Vlorë, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Vlorë jashtë rrezikut për jetën”.

Shërbimet e policisë pas hetimeve të menjëhershme kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen e autorit si dhe shoqërimin e tij në ambientet e Policisë Vlorë. Ndërkohë po kryhen veprimet proçeduriale për arrestimin e shtetasit Xh.A, 18 vjeç, banues në Vlorë.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe për sqarimin e rrethanave.

Foto ilustruese