Ballina Kronike Sherr për një stan , vëllezrit përleshen me thika.

Sherr për një stan , vëllezrit përleshen me thika.

Motivet e dobta vazhdojnë të shfaqen në Shqipëri dhe midis familjarësh ngjarja ka ndodhur në fshatin Dukat të Vlorës, ku dy vëllezër përkatësisht 60 dhe 63 vjeç janë përleshur me njëri – tjetrin me thika dhe si pasojë njëri prej tyre ka përfunduar në spital i plagosur.

Bëhet fjalë për F. Jazoj 60 vjeç dhe Z. Jazoj 63 vjeç, i pari i plagosur, ndërsa i dyti është shoqëruar në komisariat për tu marrë në pyetje rreth motiveve dhe shkaqeve.

Vëllai i plagosur sipas spitalit të Vlorës është jashtë rrezikut për jetën, pasi plagët që kishte marrë në trup nuk ishin të rënda.