Ballina Aktualitet Sherr me thika në Elbasan, dy të rinjtë përfundojnë në spital me...

Sherr me thika në Elbasan, dy të rinjtë përfundojnë në spital me plagë të rënda (Emrat)

Foto ilustruese

Dy të rinj nga një fshat i Belshit kanë përfunduar në spital me plagë të thella, pas një sherri me thika.

Mësohet se një 23-vjeçar ka qëlluar disa herë me thikë bashkëfshatarin e tij, i cili i është kundërpërgjigjur po ashtu, duke e qëlluar me thikë.

Për pasojë dy të rinjtë kanë përfunduar në spitalin e Elbasanit.

Njëri prej tyre, 29-vjeçari Ervin Hysa nga Kajani i bashkisë Belsh, ka marrë 6 plagë të thella, dhe ndodhet në gjendje të rëndë në reanimacion.

Ndërsa autori, Përparim Pepa 23 vjeç, ka përfunduar në spital me plagë të lehta.

Policia ka arrestuar 23-vjeçarin, ndërkohë që po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të konfliktit mes tyre.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook