Ballina Aktualitet SHIFRA ALARMANTE/ Epidemia gripale bën kërdinë në vend, mbi 23 mijë të...

SHIFRA ALARMANTE/ Epidemia gripale bën kërdinë në vend, mbi 23 mijë të prekur brenda javës

Epidemia gripale, duket se ka arritur kulmin e saj në Shqipëri. Burime nga Ministria e Shëndetësisë bëjnë me dije se mbi 23 mijë persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në të gjithë vendin brenda një jave.

9 prej tyre janë të shtruar në gjendje të rëndë në spitalin “Shefqet Ndroqi” në kryeqytet. Vetëm në Sanatorium, përgjatë 24 orëve të fundit janë paraqitur në Urgjencë 50 raste, po kaq dhe në klinikë.

Një pjesë e mirë e tyre kanë nevojë për shtrim, kjo si pasojë e komplikacioneve. Jo vetëm në vendin tonë, por dhe në mbarë Europën, virusi AH1N1, i cili shkakton komplikacione të rënda në rrugët e frymëmarrjes dhe pneumoni, është duke bërë kërdinë.

Referuar burimeve nga Ministria e Shëndëtësisë, kategoritë më të prekura deri më tani janë të moshuarit dhe fëmijët.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook