Ballina Aktualitet Shiste lëndë narkotike, si u zbulua nga policia 19-vjeçari shqiptar në Itali...

Shiste lëndë narkotike, si u zbulua nga policia 19-vjeçari shqiptar në Itali (Emri)

Karabinierët kanë arrestuar një 19-vjeçar shqiptar në Acqui Nor, i cili akuzohet për shitjen e lëndëve narkotike.

Mediat italiane bëjnë me dije se në pranga përfundoi Ortis Çela, i cili u zbulua nga policia pas një telefonate anonime, që tregoi për një makinë të dyshimtë pranë një supermarketi në Acqui Terme.

Dy patrullat shkuan në vendngjarje duke identifikuar mjetin dhe duke e kontrolluar atë. 19 vjeçari ngurroi të raportonte të dhënat personale, përfshirë edhe vendbanimin.

Djali, zyrtarisht banues në një zonë për të miturit në Acqui Terme, ku kishte jetuar për një periudhë gjatë moshës së mitur.

Pas kësaj, policia ushtroi kontroll në një shtëpi për të verifikuar qëndrimin dyshues të shqiptarit, duke gjetur 200 gram marihuanë, disa prej të cilave tashmë janë të ndarë në doza, përveç materialit për paketim dhe peshore.

Gjithashtu 19-vjeçarit shqiptar iu gjet edhe një dozë kokainë.

I riu u arrestua në flagrancë dhe me urdhër të prokurorit publik, u vendos nën arrest shtëpiak.