Ballina Kronike Shkarkohet drejtori i Policisë së Burgjeve, hezitoi të zbatonte urdhrin e ministres...

Shkarkohet drejtori i Policisë së Burgjeve, hezitoi të zbatonte urdhrin e ministres për transferimin e Ervis Martinaj

Drejtori i shkarkuar i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani

Është shkarkuar nga detyra Drejtori i Policisë së Burgjeve, Enrik Sulejmani, pasi hezitoi të zbatonte urdhërin e ministrisë së Drejtësisë për transferimin e Ervis Martinajt nga spitali privat në spitalin e burgut.

Sulejmani dështoi në tentativën e parë për të transferuar Martinajn, pasi mjekët e spitalit privat nuk firmosnin fletëdaljen për pacientin, ndërkohë që situatë ishte tensionuar mbrëmjen e djeshme.

Ministrja Gjonaj e ka shkarkuar nga detyra Sulejmanin, ndërsa Drejtoria e Burgjeve ka kallëzuar penalisht mjekët e spitalit privat pasi fillimisht penguan transferimin e Ervis Martianjt.

Pas kësaj situate të tensionuar në spital ka qenë vetë Martinaj i cili ka pranuar të largohet për tek spitali i Burgjeve.

Kujtojmë se gjykata ka kërkuar 30 ditë burg për Ervis Martinajn i cili mbeti i plagosur në ngjarjen e famshme të bllokut, ku ngeli i vrarë Fabjol Gaxha.

Vijojnë të jenë në kërkim komandoja Merviol Bilo, Flavjo Alushi dhe Ervin Mata i fejuari i Elvana Gjatës.