Ballina Aktualitet Shkatërrohen 3 organizata kriminale shqiptare, në pranga 56 persona

Shkatërrohen 3 organizata kriminale shqiptare, në pranga 56 persona

Tre organizata kriminale me pjesëtarë shqiptarë, që janë duke vepruar në tri shtete, në Itali, Gjermani dhe Holandë janë goditur nga karabinierët, shkruan “Ansa”.

Gjithsej janë arrestuar 56 persona, shumica dërrmuese me origjinë shqiptare.

Gjithashtu, janë sekuestruar 130 kilogramë kokainë, por janë vënë nën sekuestro edhe pasuri të luajtshme e të paluajtshme dhe u kapen armë të zjarrit.

Më shumë se 1 milionë euro pasuri u vu nën sekuestrim, pasi ka dyshime se janë para të fituara prej trafikimit të kokainës.

Operacioni u zhvillua nën drejtimin e policëve të Breshias, në bashkëpunim me Policinë e Romës.