Ballina Aktualitet Shkatërrohet grupi i rrezikshëm i drogës, arrestohen 5 shqiptarë

Shkatërrohet grupi i rrezikshëm i drogës, arrestohen 5 shqiptarë

5 shqiptarë janë vënë në pranga për trafik droge në Francë.

Pas një hetimi të gjatë, me 3 tetor, autoritetet kanë arritur të shkatërrojnë një grup të rrezikshëm të trafikimit të lëndëve narkotike.

Gjeneralitet e personave të arrestuar nuk bëhen me dije nga raportimet në media, por thuhet se ata janë mes 30 dhe 40 vjeç.

Sipas Jean-Philippe Charvet, kreu i seksionit të antitrafikut në policinë e Annecy, të arrestuarit ishin pjesë e një grupi që ka trafikuar sasi të mëdha droge në Francë dhe Zvicër.

Droga është sekuestruar në dy ndërtesa që grupi i përdorte si baza, në zonat e Gaillard dhe Annemass. Janë konfiskuar gjithsej 230 kg përzierës, tre automjete dhe 4.000 euro.

Këto 230 kilogramë, të prera me heroinë, nëse shiteshin me doza të vogla, mund të gjeronin rreth 6.5 mln euro, citohet nga mediat lokale Jean-Philippe Charvet.