Ballina Aktualitet Shkodër/ Bie nga ballkoni, humb jetën 86-vjeçarja

Shkodër/ Bie nga ballkoni, humb jetën 86-vjeçarja

Një grua 86-vjeçare ka humbur jetën, pasi është rrëzuar aksidentalisht nga ballkoni i ndërtesës së saj.

Sipas burimeve policore, gruaja e moshuar, me inicialet F.D, ka rënë nga ballkoni i ndërtesës së saj, duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Vasil Shanto”, ku gruaja ka rënë aksidentalisht nga ballkoni.

Policia njofton se materialet për ngjarjen në fjalë, i kaluan në shqyrtim Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook