Ballina Aktualitet Shkoi për të marrë nusen në Korçë, zbulohet arsyeja e rrëzimit të...

Shkoi për të marrë nusen në Korçë, zbulohet arsyeja e rrëzimit të helikopterit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në Korçë, që për pak sa nuk u kthye në një tragjedi.

Helikopteri i një firme private u rrëzua në hyrje të qytetit duke u përplasur më pemët.

Mësohet se helikopteri ishte nisur për të marrë një nuse, ndërsa në bordin e tij ishte edhe dhëndri. Policia e Korçës njofton se një manovër e gabuar nga ana e pilotit është bërë shkak i rrëzimit të helikopterit.

“Më datë 05.08.2018, në afërsi të vendit të quajtur “Kryqëzimi i Ersekës”, pranë Unazës në Korçë, si shkak i një manovrimi të gabuar në ulje, është rrëzuar në një shesh pushimi, helikopteri i një shoqërie private me pilot shtetasin Altin Lama dhe pasagjer shtetasin Gani H. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale të helikopterit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook