Ballina Kronike Shokuese/ Degjeneron sherri në familje, tentativa për vrasje përfundon me dy të...

Shokuese/ Degjeneron sherri në familje, tentativa për vrasje përfundon me dy të plagosur

Një person ka rënë në pranga dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pas përfshirjes në një konflikt që ka përfunduar me dy të plagosur. Policia ka arrestuar shtetasin Violand Hoxha 38 vjeç, banues në Urë Vajgurore.

Ky i fundit ka tentuar të vrasë, pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasin D.H, 23 vjeç, banues në Urë Vajgurore, duke e goditur me mjetin kamionçinë.

Shtetasin D.H ka qenë duke drejtuar mjetin motor, i cili pas ngjarjes është dërguar në spitalin e Beratit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Menjëherë pas kësaj ngjarje, shtetasit G.H dhe P.H, të afërmit e shtetasit të dëmtuar D.H, kanë plagosur rëndë shtetasin Violand Hoxha i cili po merr mjekim në spitalin e Traumës Tiranë jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, në ngarkim të shtetasit Violand Hoxha për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë, dhe për shtetasit G.H e P.H për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”.