Ballina Aktualitet Shpërthen gazi në çerdhen e fëmijëve në Tiranë, policia jep detajet e...

Shpërthen gazi në çerdhen e fëmijëve në Tiranë, policia jep detajet e para

Një zjarr ka shpërthyer në çerdhen nr.14, në lagjen “Ali Demi”, rreth orës 04:57 të mëngjesit të ditës së sotme.

Shkak ka qënë shpërthimi i gazit në dhomën ku ishin vendosur bombulat e gazit.

Fatmirësisht, çerdhja ka qënë e mbyllur dhe nuk ka pasur fëmijë në atë orar dhe dëmet kanë qënë materiale.

Policia e zjarrfiksësit kanë mbërritur dhe kanë shuar shuar flakët. Por, ngjarja ka ngjallur panik tek prindërit e fëmijëve, kryesisht banorë të zonës, pasi kanë mësuar ngjarjen.

Informacioni paraprak
Më datë 16.08.2018, rreth orës 4:57, në rrugën “Ali Demi”, në një dhomë e cila shërbente si magazinë për një çerdhe ka patur rënie zjarri. Zjarri është fikur dhe ka patur vetëm dëme të vogla materiale. Paraprakisht zjarri dyshohet të ketë rënë si pasojë e rrjedhjes së gazit nga një bombël gatimi.