Ballina Aktualitet Shpërthimi në Shkodër, zbardhen emrat, numri i të plagosurve shkon në 7

Shpërthimi në Shkodër, zbardhen emrat, numri i të plagosurve shkon në 7

Nga shpërthimi në Shkodër, rezultojnë 7 të plagosur dhe policia ka identifikuar emrat e tyre.

Në shpërthimin në Shkodër, ngjarje e ndodhur gjatë paradites së sotme, kanë mbetur të plagosur 7 persona, dy prej të cilëve në gjendje të rëndë dhe që janë transportuar drejt Tiranës.

Burimet policore bëjnë të ditur se objektiv i atentatit ka qenë Lulzim Kulla, i cili rezulton edhe i plagosuri më rëndë dhe është transportuar drejt kryeqytetit.

Ndërkohë që mësohet se të lënduar apo plagosur nga ky shpërthim kanë mbetur: Ditmir Myftia, Pjetër Daka, Gardosilevic Roikq, Pjetër Arra,  Arjola Gjonaj dhe Gentian Suça.

Eksplozivi mësohet se ishte vendosur në një automjet Fuoristrade, ndërsa ka shpërthyer pasi drejtuesi i tij kishte zbritur nga makina. Si rezultat i shpërthimit kanë mbetur të plagosur 6 persona të tjerë, veç  Kullës. 

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook