Ballina Aktualitet Shtyp me makinë gruan me të cilën bashkëjetonte, policia arreston të riun...

Shtyp me makinë gruan me të cilën bashkëjetonte, policia arreston të riun nga Mirdita

Policia ka arrestuar një 28-vjeçar nga Mirdita pasi para dy ditësh ka tentuar të vrasë gruan me të cilën bashkëjetonte.

I riu nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë atë, duke e goditur me mjetin e tij.

42-vjeçarja me iniciale Gj.N, nga Puka ishte duke lëvizur me mjetin tip ‘Renault’ dhe pas goditjes ka mbetur e plagosur.

Aktualisht gruaja ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve ndërsai riu nga Mirdita do të do të përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentative.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook