Ballina Aktualitet Skandal në RTSH/ Drejtori i orkestrës rreh orkestantin, Burgija: Është natyrë...

Skandal në RTSH/ Drejtori i orkestrës rreh orkestantin, Burgija: Është natyrë që konfliktohet me të gjithë

Përplasje fizike mes Drejtorit të Orkestrës në RTSH  Sokol Toto dhe orkestrantit, reagon Briken Burgija.

Një ngjarje e rëndë mësohet të ketë ndodhur në datën 26 rreth orës 11, në ambientet e RTSH-së.

Sipas informacioneve drejtori i orkestrës ka ushtruar dhunë mbi muzikantin Burgjia, dhe pas kësaj ai është pezulluar nga puna.

Reagim i plotë

Ngjarja është më se e vërtete. Unë kam kërkuar leje si të gjithë dhe aty ka nisur një debat mes njëri-tjetrin, duke kaluar deri në dhunë fizike.

Drejtori më ka goditur me kokë në hundë, brenda ambienteve të RTSH.

Është natyrë që konfliktohet me të gjithë , ka pasur gjithmonë probleme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook