Ballina Aktualitet Skandali me produktin e rrezikshëm në gjalp, reagon AKU

Skandali me produktin e rrezikshëm në gjalp, reagon AKU

Pas investigimit të emisionit investigativ “Fiks Fare”, Autoriteti i Kontrollit Ushqimor ka urdhëruar analizimin e mostrave të marra me bazë qumështi.

“Do merren masa në rastet kur produktet do të jenë të përziera me vaj palme të padeklaruar në etiketë”, ka deklaruar AKU në një komunikatë.

Emisioni investigativ “Fiks Fare” tregoi me prova se si emrat më të njohur të bulmetarisë shqiptare dhe të huaja mashtronin me nivelin e përdorimit të vajit të palmës në produktet e tyre.

Nga analizat e kryera rezultonte se niveli i vajit ishte më i lartë se ai i deklaruar në etiketë, aq sa mund të shkaktojë probleme shëndetësore tek konsumatorët.