Ballina Bota Sulmohet me thikë në parking, futbollisti shqiptar në Itali në gjendje të...

Sulmohet me thikë në parking, futbollisti shqiptar në Itali në gjendje të rëndë

Një futbollist shqiptar në Itali, ka mbetur i plagosur gjatë një sulmi me thikë mbrëmjen e djeshme.

Sipas mediave italiane, bëhet fjalë për futbollistin shqiptar Aldi Shpijati, i cili ka mbetur i plagosur rëndë pasi u qëllua me thikë nga dy persona.

Sherri ka ndodhur në parking, ku dy persona kanë qëlluar me thikë në gjoks futbollistin 21-vjeçar.

LEXO EDHE:  "Dalje e jashtëzakonshme për mediat", çfarë do të komunikojë Partia Demokratike

Bëhet me dije se Shpijati është dërguar menjëherë në spital, ku edhe ka kryer dy operacione, mirëpo ende ndodhet në gjendje kritike për jetën.

Policia fqinje, po heton për shkaqet e këtij sulmi ndaj sulmuesit të ekipit Arçetanas.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook