Ballina Aktualitet Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, kapen nga policia dy të rinjtë...

Sulmuan me thikë trajnerin e Vllaznisë, kapen nga policia dy të rinjtë (Emrat)

Policia e Shkodrës ka zbardhur dhe dokumentuar autorësinë e sulmit dhe goditjes së trajnerit të Vllaznisë, Ernest Gjoka, i cili u sulmua nga dy të rinj 5 ditë më parë.

Burime nga Policia e Shkodrës bëjnë me dije se strukturat e Drejtorisë Vendore dhe Komisariatit të Policisë Shkodër, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, falë një pune intensive hetimore dhe të pandërprerë, identifikuan dhe arrestuan shtetasit:

• Nehat Fojleta, 19 vjeç, banues në Shkodër
• Sehar Xhenje, 21 vjeç, banues në Shkodër

Arrestimi i tyre u bë pasi më 22 shkurt 2018, rreth orës 17:00, në afërsi të fushës sportive, shtetasi Nehat Fojleta është afruar duke kanosur dhe goditur trajnerin e ekipit të futbollit “Vllaznia”.

Më pas ai është larguar me mjetin tip “Benz” me targa AA 282 KR. Drejtues mjeti ka qenë shtetasi Sehar Xhenje i cili ka ndihmuar të largohen nga vendi i ngjarjes.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti që shërbeu për largimin e autorit të dyshuar pas sulmit.

Në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë, po punohet intensivisht për zbardhjen e motiveve dhe qëllimit të kësaj ngjarjeje

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Deklarata e rreme përpara oficerit të policisë gjyqësore”.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook