Ballina Aktualitet Të ardhura nga krimi, policia i bllokon llogaritë bankare një italiani

Të ardhura nga krimi, policia i bllokon llogaritë bankare një italiani

Policia Kriminale në bashkëpunim me Prokurorinë dhe Drejtorinë Hetimore të Vlorës i ka sekuestruar një shtetasi italian 4 llogari bankare me një total prej 293 mijë eurosh.

Dyshohet se këto të ardhura janë siguruar nga veprimtari kriminale, pastrim parash.

Mësohet se llogaritë bankare i përkasin shtetasit italian me inicialet V. L..

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Njoftimi i Policisë

Në vijim të punës së saj, Policia Kriminale në bashkëpunim me DVP Vlorë, me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe Drejtorinë Hetimore Qendrore, në kuadër të procedimit penal nr. 1263 të vitit 2018, kanë bërë të mundur sekuestro preventive mbi 4 llogari bankare të shtetasit italian V. L.

Vlera monetare e sekuestros preventive të llogarive bankare është 293.000 Euro.

Shtetasi V. L., dyshohet për kryerjen e veprës penale të Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprimet e mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook