Ballina Aktualitet Të armatosur dhe me maska, grabitet furgoni në Vlorë

Të armatosur dhe me maska, grabitet furgoni në Vlorë

Tre persona të armatosur dhe të maskuar kanë grabitur një furgon që sapo kishte mbërritur nga Italia.

Paraprakisht bëhet me dije se tre persona të maskuar dhe të armatosur, i kanë dalë përpara një furgoni, i cili sapo ishte kthyer nga Italia.

Ata kanë marrë një çantë me një shumë prej rreth 8 mijë euro brenda.

Ngjarja ndodhi pak minuta para orës 09.00 të mëngjesit të sotëm, në zonën e Skelës.

Mësohet se furgoni që ka rënë pre e hajdutëve, i përket një agjencie turistike.

Aktualisht nga ana e policisë vijon puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorëve.