Ballina Aktualitet Të shtëna me armë në Durrës, policia në kërkim të autorëve

Të shtëna me armë në Durrës, policia në kërkim të autorëve

Në zyrën operative të policisë së Durrësit, një ditë më parë, ka mbërritur një telefonatë që njoftonte për të shtëna me armë në ajër në zonën e Shënvlashit.

“Më datë 13.10.2018, ka ardhur një telefonatë se në Shënlash, ka dëgjuar të shtëna me armë në ajër”,- bën të ditur policia në njoftimin e saj për shtyp.

Pas kësaj telefonate, policia ka nisur punën për verifikimin e telefonatës dhe vërtetësinë e informacionit.

Nëse kanë ndodhur realisht të shtënat në ajër, personi/at që kanë qëlluar do të procedohen penalisht për veprat e parashikuara në nenet 274 dhe 278 të Kodit Penal.