Ballina Aktualitet “Do të tërheq zvarrë për leckash o gazetaruc i dështuar”, deputetja socialiste...

“Do të tërheq zvarrë për leckash o gazetaruc i dështuar”, deputetja socialiste kërcënon përfaqësuesin e medias

“Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash”, këto janë vetëm disa nga fjalët me të cilat deputetja socialiste e Qarkut të Fierit, Adelina Rista ka kërcënuar një gazetar me plot 19-vite eksperiencë.

Bëhet fjalë për gazetarin Vladimir Muçaj, i cili ka pasur një përplasje të pazakontë me deputeten Rista.

Gjithçka ka nisur pas një artikulli të shkruar nga gazetari në portalin ku ai punon, në të cilin përfshihet dhe emri i deputetes.

Kjo e fundit e ka marrë në telefon, duke e kërcënuar, tregon gazetari, i kontaktuar nga “hashtag.al”.

“Telefonata e parë në 22.20. Nuk tha as mirmbrëma as përshëndetje fare, por nisi direkt: ‘Adelina Rista jam…’ dhe filloi më tej.  Tha se ‘unë nuk e kam lexuar kronikën’ dhe vijoi me ‘kush të lexon ty? Gazetar i dështuar, nuk ul dot figurën time. Më rreshto nesër, po nesër nesër në gjykatë 11 njerezit që unë kam punësuar”, ka thënë gazetari.

Gazetari Muçaj shkon dhe më tej, ku thekson se deputetja e ka kërcënuar me tone edhe më të ashpra, duke i thënë se do ta çonte në gjykatë për prishje imazhi.

“Je i blerë, të kanë paguar për të më prish imazhin. Gazetaruc do të tërheq zvarrë për leckash etj, etj. Nuk e di pse në telefonatën e dytë ajo shpërtheu aq shumë. Fyerjet, kërcënimet ishin kaluar ndonjë personazhi në rrugë të madhe. Fyerje pa limit për mua dhe median ku unë punoj… ‘Normale që ndikon tek ministrat apo duke lobuar dhe me deputetë të  tjerë. Qëllimi im nuk ka qenë t’i numëroj njerëzit e punësuar aspak. Unë doja të bëja publik fenomenin. Ky ka qenë thelbi i qëllimit tim ndaj e bëra publike”, u shpreh më tej Muçaj.

LEXO EDHE:  SKANDAL/ "Në Shqipëri s'ka sindikata t'ju mbrojnë", Artan Lame kërcënon punonjësit, ja çfarë i tha para fushatës (VIDEO)

Gazetari i pavarur Vladimir Muçaj drejton prej më shumë se 10 vitesh Unionin e Gazetarëve në Qarkun e Fierit.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook