Ballina Kronike Tension në spitalin privat, Policia kërkon të marrë Ervis Martinaj por kundërshtohet...

Tension në spitalin privat, Policia kërkon të marrë Ervis Martinaj por kundërshtohet nga…


Tensione mes oficerëve të policisë dhe mjekëve të  Spitalit Amerikan 2 për të plagosurin Ervis Martinaj. Gazetarja Dorjana Bezat raportoi në emisionin ‘Dritare me Rudinën’ në News24 se policia ka tentuar të shoqërojë të plagosurin në spitalin e burgut, por mjekët nuk i kanë lejuar pasi gjendja e tij është e rëndë dhe nuk mund të trajtohet në spitalin e burgut.

“Ishte një situatë tensioni mes policisë së burgjeve dhe mjekëve të spitalit. Ata kanë gjykuar se gjendja e tij ishte stabile dhe kanë tentuar ta transportojnë në spitalin e  burgut, pasi ndaj tij është dhënë masa arrest me burg. Por mjekët e spitalit nuk e kanë lejuar dhe kanë penguar punonjësit e policisë që ta transportonin në spitalin  burgut. Me ndërhyrjen edhe të avokatit është sqaruar situta dhe momentalisht Ervis Martinaj ndodhet në ambientet e Spitalit Amerikan 2, ndërsa forca të policisë ndodhen në ambientet e këtij spitali, pasi mbajnë në vëzhgim të plagosurin”- tha gazetarja Dorjana Bezat.

Kujtojmë se Gjykata ka vendosur arrest me burg për 30 ditë për biznesmenin Ervis Martinaj.