Ballina Aktualitet Tensionohet situata, grekët që largohen nga Bularati bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë (VIDEO)

Tensionohet situata, grekët që largohen nga Bularati bllokojnë aksin Gjirokastër-Kakavijë (VIDEO)

Një ngjarje e paprecedentë ka ndodhur në aksin nacional Gjirokastër-Kakavijë, ku mijëra shtetas grekë, të cilët morën pjesë në ceremoninë mortore të 35-vjeçarit të vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë, Kostantinos Katsifas, kanë bllokuar aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Mësohet se rruga është bllokuar nga grekët në njërën anë të saj, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për normalizimin e situatës.

Gjithashtu bëhet me dije se pritet të bëhen disa ndalime nga policia, e cila po bën kontrolle të imtësishme.

Vetë banorët thonë se bllokimi i rrugës ishte planifikuar duke bërë thirrje për drejtësi për shtetin shqiptar.