Ballina Aktualitet Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren, flet njëri nga djemtë: Kam folur në Facebook,...

Tentuan të përdhunonin 13-vjeçaren, flet njëri nga djemtë: Kam folur në Facebook, e merrja gjithmonë për…

3 të rinj janë vënë në pranga pasi kanë rrëmbyer një vajzë 13-vjeçare dhe kanë tentuar ta përdhunojnë ditën e sotme.

Mirëpo, një prej të rinjve, i arrestuar për tentativën e rrëmbimit ka deklaruar në Polici se si e njihte 13-vjeçaren.

Jorges Dosti ka deklaruar se e ëma e tij e merrte shpesh vajzën për ta ndihmuar në punët e bujqësisë, për të mbjellë apo vaditur lulet tek shtëpia që ndërtohej dhe se veç kësaj, ata flisnin shpesh në Facebook.

Vajza u rrëmbye me forcë nga Dosti dhe dy shokët e tij dhe u dërgua me forcë, e lidhur, në një shtëpi të pabanuar ku kanë tentuar ta përdhunojnë, por pa mundur t’ia arrijnë qëllimit.

“Ata që më bënë me njollë çupën të varen. Vajza do ikte të shikonte televizor tek xhaxhai si gjithmonë. Vajzën e kanë kapur, e kanë marrë zvarrë. I pashë që dolën nga dritarja autorët. Matanë rrugës është kjo shtëpia e pa përfunduar ende dhe shkuam të dy. Vajzën e gjeta të lidhur me litar”, u shpreh nëna e vajzës pas ngjarjes.

LEXO EDHE:  EMRI/ Arrestohet biznesmeni në Fier, godet me thikë të riun

Të arrestuar për ngjarjen janë:

  • 1.Redion Tereziu, 22 vjeç
  • 2.Jorges Dosti, 24 vjeç
  • 3.Marjus Çalameni, 24 vjeç, të tre banues në fshatin Vlosh, Roskovec.

Mbi ta rëndojnë dy akuza: “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur” mbetur në tentativë.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook