Ballina Aktualitet “Tërbohet” grabitësi nga Lushnja, ja se ç’bën pasi e gjen bankën mbyllur

“Tërbohet” grabitësi nga Lushnja, ja se ç’bën pasi e gjen bankën mbyllur

Një tentativë grabitje ka ndodhur në qytetin e Lushnjës gjatë mesditës së sotme.

Mësohet se një person i armatosur ka tentuar të grabisë një bankë të nivelit të dytë, por nuk ka mundur dot t’ja dalë.

Fakti që banka ka qenë e mbyllur e ka “tërbuar” grabitësin lushnjar, i cili ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar disa herë në ajër.

Menjëherë pas kësaj, policia i është vënë në ndjekje personit në fjalë, duke e arrestuar atë pas disa minutash.

Identiteti i grabitësit ende nuk bëhet me dije.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook