Ballina Aktualitet Tërmeti i fuqishëm shkund jugun e Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Tërmeti i fuqishëm shkund jugun e Shqipërisë, ja ku ishte epiqendra

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë ka tronditur mbrëmjen e sotme jugun e Shqipërisë.

Epiqendra ka qenë në Tepelenë, ndërkohë që mësohet se tërmeti ka zgjatur për gati 30 sekonda.

Lëkundjet e tërmetit u ndjenë rreth orës 20:14. Kanë qenë dy lëkundje të njëpasnjëshme të cilat janë ndjerë edhe në fshatrat pranë qytetit.

Tërmeti është ndjerë edhe në Memaliaj.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook