Ballina Aktualitet Terror në Elbasan/ Breshëri plumbash në drejtim të një personi, detajet e...

Terror në Elbasan/ Breshëri plumbash në drejtim të një personi, detajet e para

Pak minuta më parë janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:45, ku në lagjen Fushë-Mbret janë dëgjuar të shtëna me armë.

Burimet bëjnë me dije se është qëlluar me armë drejt një personi, por pa mundur ta godasin atë.

Më tej burimet theksojnë se personat që kanë qëlluar kanë qenë duke lëvizur me një makinë dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja.

Ndërkohë që menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e ngjarjes, ndërsa kanë shoqëruar në komisariat disa persona të pranishëm gjatë ngjarjes.