Ballina Aktualitet Tiranë/ Arrestohet inxhinieri i Kolaudimit dhe 3 agjentë sigurimesh, ja për çfarë...

Tiranë/ Arrestohet inxhinieri i Kolaudimit dhe 3 agjentë sigurimesh, ja për çfarë akuzohen

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin e koduar “Kolaudimi 2” ku ka vënë në pranga një inxhinier të pikës së kolaudimit të mjeteve në Fushë-Prezë, si dhe 3 agjentë kompanish të sigurimit të mjeteve të cilët luanin rolin e sekserit.

Dje Specialistët për Hetimin e Korrupsionit pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas një pune intensive një mujore me metoda speciale të hetimit në bashkëpunim me Njësinë Taks Forcë të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, arrestuan për veprimtari korruptive shtetasit:

– Albert Allushi, 31 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë inxhinier pranë Pikës së Kolaudimit të mjeteve në Fushë-Prezë)
– Arbër Cenuka, 28 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh )
– Gëzim Sorra, 29 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)
– Haxhi Marqeshi, 30 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë Agjent i një Kompanie Sigurimi Mjetesh)

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se gjatë muajit maj 2018, shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë testimit të kontrollit teknik të mjeteve, kanë kaluar mjete me mangësi teknike duke iu kërkuar dhe marrë shuma monetare pronarëve të këtyre mjeteve, ku agjentët e kompanive të sigurimit të mjeteve (shtetasit Arbër Cenuka, Gëzim Sorra dhe Haxhi Marqeshi), luanin rolin e sekserit midis pronarëve të mjeteve dhe inxhinierit të Pikës së Kolaudimit të Mjeteve (shtetasit Albert Allushi).

Po punohet për identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari korruptive.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Korrupsioni pasiv në sektorin privat” dhe “Falsifikimit të dokumenteve” parashikuar nga nenet 164/b dhe 186/3 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. A., për veprën penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 245/2-25 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasit A. C., për veprat penale “Ushtrimit të ndikimit të paligjshëm” dhe “Moskallëzim krimi” parashikuar nga nenet 245/2 dhe 300 të Kodit Penal në ngarkim të shtetasve G. S., dhe H. M.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook