Ballina Kronike Tiranë – Bien nga trampolina e një pishine, përfundojnë në spital shtatë...

Tiranë – Bien nga trampolina e një pishine, përfundojnë në spital shtatë fëmijë

Shtatë fëmijë kanë mbetur të lënduar gjatë një incidenti të ndodhur sot në një pishinë në Tiranë.

Mësohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur në trampolinën e një hoteli kur kanë rënë dhe janë dërguar menjëherë në spital. Burime nga spitali konfirmojnë se ata janë jashtë rrezikut për jetën.

Bluzat e bardha konfirmojnë se gjatë ndihmës së dhënë një fëmijë ka thyer dorën, ndërsa pjesa tjetër kanë pësuar vetëm gërvisthje të lehta. Nuk dihen ende rrethanat dhe detajet e aksidentit ndërsa policia ka nisur hetimet e saj per zbardhjen e ngjarjes.