Ballina Kronike Tiranë/ Eksploziv makinës së oficerit të Krimeve të Rënda

Tiranë/ Eksploziv makinës së oficerit të Krimeve të Rënda

Një tjetër shpërthim me ekploziv është regjistruar orët e para të mëngjesit të ditës së sotme, por këtë rradhë në Tiranë. 

Burime policore bëjnë me dije se një sasi lëndë plasëse i është vendosur automjetin tip Mercedez Benz, në pronësi të një oficeri policie të krimeve të rënda në Komisariatin e  Krujës.

Policia bën me dije se shpërthimi ka ndodhur rreth orës 03:55 minuta në rrugën “Kastriotët”.

“Në adresën e dhënë është konstatuar i dëmtuar në pjesën e përparme automjeti tip Mercedes Benz, në pronësi të shtetasit T. M., me detyrë oficeri Policie i krimeve të rënda në Komisariatin e Policisë Krujë. Dëmtimi i këtij automjeti ka ardhur si pasojë e shpërthimit të një sasie të vogël lënde plasëse të vendosur në pjesën e përparme të saj”, sqaron policia.

Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kësaj vepre.