Ballina Kronike Tiranë-Elbasan/ Aksidenti i trefishtë, shënohen 3 të lënduar (Foto)

Tiranë-Elbasan/ Aksidenti i trefishtë, shënohen 3 të lënduar (Foto)

Një aksident rrugor është regjistruar në aksin Tiranë-Elbasan, në afërsi të fshatit Ibë, në zbritje të rrugës së Krrabës.

Sikundër raportohet, shkak për aksidentin është bërë lagështia në rrugë, ç’ka duket se ka ndikuar në daljen e një mjeti nga rruga.

Ndërkohë që dy mjete të tjera, për shkak të rrëshqitjes janë përplasur mes tyre.

Nga të dhënat policore mësohet se 3 shtetas, kanë mbetur të lënduar.  

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook