Ballina Kronike Tiranë/ Gjendet mes shkurresh trupi i dekompozuar i një 40-vjeçari

Tiranë/ Gjendet mes shkurresh trupi i dekompozuar i një 40-vjeçari

Policia e Tiranës ka gjetur ditën e djeshme një kufomë të dekompozuar në një shkurre në rrugën “Lord Bajron” në Tiranë.

Mësohet se trupi i pajetë i përket një mashkulli të moshës 40 vjeç.

Ka qenë një telefonatë e mbërritur rreth orës 14:30 minuta në numrin e Emergjencave 112, e cila njoftoi policinë për kufomën.
 
Nga verifiket e bëra nga policia, rezultoi se kufoma i përket seksit mashkull, rreth moshës 40 vjeç, me një gjatësi rreth 170 cm.

“Për shkak të stadeve të avancuara të dekompozimit të saj, nuk cilësohen të dhëna të tjera.  Paraprakisht dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur nga shkaqe natyrale. Grupi hetimor po vazhdon punën për identifikimin kufomës së gjetur” informon policia.