Ballina Kronike Tiranë – Kapen 468 kg droge, arrestohen dy persona

Tiranë – Kapen 468 kg droge, arrestohen dy persona

Rreth 500 kg kanabis sativa janë sekuestruar në Tiranë në kuadër të operacionit të koduar “Qarku i mbyllur” tek ish Fusha e Aviacionit në Tiranë.

Droga e sekuestruar me sasi 468.2 kg kanabis sativa u gjet në banesën e Besnik Berishës nga kontrolli i kryer nga Policia.

Të arrestuarit janë Arif Plasa, 55 vjeç dhe Besnik Berisha, 48 vjeç, të dy  banues në Tiranë

Operacioni u ndërmor nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve.

Materialet e sekuestruara do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale të  “Prodhimit dhe shitjes se lëndeve narkotike” në bashkëpunim dhe “Vënia në dispozicion të ambjenteve për mbajtje dhe konsumim të lëndëve narkotike” .