Ballina Aktualitet Tiranë/ I mori një shumë parash shoferit, pranga për efektivin e policisë...

Tiranë/ I mori një shumë parash shoferit, pranga për efektivin e policisë rrugore (Emri)

Shërbimi për Çështjet e Brendshme ka arrestuar sot një efektiv policie rrugore, korrupsioni, ndaj të cilit ngrihet akuza e korrupsionit, ku mësohet të ketë marrë një shumë parash të ofruar nga një shofer.

Eshtë arrestuar sot një efektiv I policisë rrugore për korrupsion pasiv.

Arjan Meça mësohet të ketë marë një shumë parash një shoferi.

Në njoftimin e policisë thuhet se “Ky punonjës policie u arrestua në flagrancë për veprën penale “Korupsion pasiv, nga persona që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, pasi mori një sasi lekësh nga një drejtues mjeti”­, njofton MB.

Materialet proceduriale iu përcollën Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Për të marrë lajmet e fundit të “DuaLajm.com”, ndiq edhe faqen tonë në Facebook